
Tetë cisterna me karburant thuhet se janë shpërthyer në një depo nafte në Belgorod, Rusi, teksa ekziston një kërcënim që zjarri të zhvendoset në tetë të tjera, sipas gazetës shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, e cila citon shërbimet e urgjencës në rajon.
Banorët e zonave përreth janë duke u evakuuar, ndërsa kryebashkiaku Anton Ivanov ka deklaruar se punëtorët në depo nuk janë lënduar.
Guvernatori rajonal më herët tha se zjarri i orëve të para të mëngjesit ishte rezultat i një goditjeje nga dy helikopterë ushtarakë ukrainas, megjithëse Ukraina nuk e ka marrë ende përsipër sulmin.



