Gjykata e Fierit ka vendosur masën "arrest me burg" për 29-vjeçarin Albi Mëçini i arrestuar ditën e djeshme me dy çanta me lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse benzinë.
Albi Mëçini është dënuar edhe me parë për dhënie ndihme 4 shtetasve për largim nga IEVP-ja.
29-vjeçari akuzohet edhe për rrëmbimin e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovari, zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023.



