
Goli i Tiranës në derbi ndaj Partizanit, ndezi debat në emisionin “Skaner” në MCN TV.
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, deklaroi se portieri i të kuqve nuk kishte faj, ndërsa shtoi se i kishte rrezen e bllokuar.
Te pjesa e golit të Tiranës, nuk i vë faj fare portierit të Partizanit. Ka katër lojtarë përpara dhe tre të mesfushës, plot shtatë lojtarë te harku i 16-shes. Dy lojtarë kërcejnë te gjuajtja dhe portieri nuk e sheh fare topin. I kanë zënë të gjithë rrezen. Mos ia hedhim të gjitha fajet portierit. Bëri edhe pritje të tjera, me aq sa kishte mundësi.
Megjithatë kundër kësaj, ishte trajneri Nevil Dede, i cili fajësoi portierin, duke thënë se lëvizi këmbët gabim.
Është 40 metra goditje. Lëviz me këmbët gabim. Mesfushori kundërshtar po deklaronte një gjuajtje 40 metra larg. Po shkon 30 metra, goditet topi, ndërsa portieri lëviz këmbët gabim. Goditja është qendrore, jo anësore. Pak më përpara, portieri kishte një rast ku ishte nervoz dhe i papërqendruar, ku shtyu Matondon me nervozizëm. Të goli është mungesë përqendrimi.



