Erdogan shkarkon nga detyra 9 konsuj nderi

Erdogan shkarkon nga detyra 9 konsuj nderi

Ministria e Jashtme turke ka njoftuar se do të shkarkojë nga detyra 9 konsuj nderi. Ata kishin mandat deri në vitin 2025, ndërkohë që arsyeja e shkarkimit nuk është bërë e ditur  

Konsujt e nderit zakonisht janë pa pagesë dhe përveç forcimit të lidhjeve tregtare dhe kulturore, kryejnë edhe disa detyra bazë konsullore. Ata nuk gëzojnë “imunitet diplomatik” të plotë, por vetëm një imunitet të pjesshëm ngushtësisht për detyrat e tyre.

Konsujt e shkarkuar janë të këtyre vendeve, Suedisë në Antalia, Britanisë në Mugla, Belgjikës, Austrisë në Smyrna, Rumanisë në Iskenderun, Etiopisë në Konia, Republikës Domenikane, Belizes në Stamboll dhe Lituani në Nevsehir.

Në Turqi aktualisht ka rreth 120 konsuj nderi, disa prej të cilëve janë biznesmenë shumë të suksesshëm turq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy