Kukësi në heshtje zgjedhore/ Mbi 45 mijë qytetarë zgjedhin kryebashkiakun e ri

Kukësi në heshtje zgjedhore/ Mbi 45 mijë qytetarë zgjedhin kryebashkiakun e ri

Nesër më 24 shtator, qytetarët do të vendosin me votën e tyre kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit, mes kandidatëve, Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Të dielën do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45 946 zgjedhës.

KQZ ka organizuar 74 qendra votimi, ku identifikimi i votuesve do të kryhet në mënyrë elektronike me pajiset digjitale; ndërsa procesi i votimit dhe i numërimit në metodën tradicionale, manualisht.

Kur në 14 maj morën pjesë në këtë zonë zgjedhore 23 404 kuksianë, me interes pritet pjesëmarrja e zgjedhjeve të pjesshme në këtë bashki ku kandidojnë socialisti Albert Halilaj dhe demokrati Emri Vata. Pjesëmarrësve në votim do t’u dorëzohet vetëm një fletë votimi, ajo për kryetarin e bashkisë, pasi për këshillin bashkiak gjithçka mbetet sipas rezultatit të 14 majit.

Zgjedhjet në Kukës vijnë pas zbulimit të video-skandalit, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqej në intimitet me shtetasen e identifikuar si Alma K. brenda në ambientet e zyrës.

Ai që prej fundit të qershorit ndodhet dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy