Politologu Ilir Kaleamj deklaron se Partia Socialiste është kthyer në një bunker ku nuk ka garë politike.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se të shikosh si kapital për fitoren e Partisë Socialiste, Sali Berishën si kundërshtar, lë shumë për të dëshiruar.
Të futesh në garë për mandatin e katërt dhe të shikosh si kapitalin tënd politik jo trashëgiminë e mandateve, jo reformat, por faktin që ka përçarje të opozitës, kjo lë shumë për të dëshiruara nga ana e Partisë Socialiste.
Del sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë socialiste, por a di gjë njeri ç’është bërë me FRESSH, nga kanë dalë Pandeli Majko, Ilir Meta, Ilir Zela, Monika Kryemadhi.
Ka 4-5 vjet që FRESSH nuk ekziston më. Nuk ka kryetar, nuk ka kryesi. Nuk di si mund të shuhet pa u njoftuar anëtarësia.
Ka pasur një forum tjetër “Qemal Stafa” që merrej me aktivitete rinore, çfarë ndodhi me të? Ndërkohë që shfaqet papritur një Kuvend Kombëtar Rinor.
Rama në zgjedhjet e fundit garoi me Maqo Lakrorin. Dakord bën një takim me rininë, po për ata të rinj që kanë ikur sot, 1/3 e të rinjve 17-30 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë.
A mban përgjegjësi kjo qeveri për të rinjtë që janë në emigracion?
Nuk është një situatë që zbritëm tani këtu dhe nuk kemi parë asgjë në 12 vite, që të themi pse kjo situatë është prapë, garon sërish PD.
Ka pasur një zhvillim në PD, nga vula, godina, gjithë pjesa e historikut të PD janë të unifikuara në një vend.
Kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që ishin para 2021 janë në të njëjtat struktura.
Por nëse në anën e opozitës ka zhvillim, ne e marrim për kapital që është bunker PS, nuk zhvillohen as zgjedhjet, dy zgjedhjet e fundit PS i ka fituar pa program.
Shkrihen struktura pa njoftuar. Zoti Rama apo mëkëmbësi i tij në Bashkinë e Tiranës, nuk mbajnë përgjegjësi për këta bashkëpunëtor.
PD nuk është e njëjta parti me majin e 2021 kur ishin bashkë zoti Berisha, zoti Basha, zoti Alibeaj.
Unë mendoj që fragmentarizimi sjell dhe vota, se mund të votojnë siglat që duan, se nuk është më vetëm PD e bashkuar.



