Glauk Konjufca takon ish-krerët e UÇK: Besojmë në pastërtinë e luftës

Glauk Konjufca takon ish-krerët e UÇK: Besojmë në pastërtinë e luftës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar sot Krasniqin dhe Pjetër Shalën të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë se ai do të takojë po sot Rexhep Selimin, ndërkaq të dielën me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar në profilin e tij, Ilir Kërceli, këshilltar i Konjufcës.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, shton ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy