Departamenti Amerikan i Shtetit bënë me dije se sekretari amerikan Antony Bliken do të takohet këtë të diel në Bruksel me kryeministrin Edi Rama.
Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 17:30.
Ndërkohë kujtojmë se Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në samitin e G7 dhe vizitave të tjera në Belgjikë dhe Zvicër.



