Veç denoncimit për databazën e të dhënave të afro 900 mijë shtetasve që dyshohet se po përdoren për qëllime elektorale, Prokuroria e Tiranës duhet të zbardhë edhe një skemë mashtrimi që ka çuar në vjedhjen e llogarive bankare të dhjetrave shetasve.
Bankat e nivelit të dytë dhe Shoqatat e Bankave në vend nuk kanë arritur të mbrojnë të dhënat e klientëve të tyre dhe rimbursimin e plotë të dëmit të klientëve.
Një prej tyre tregon se zbuloi faktin që në llogarinë e saj bankare u zhdukën pagat e disa muajve.
Agjentë të krimit kibernetik në drejtorinë e policisë kanë referuar në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për periudhën janar - prill 2021 mbi 10 raste për krimet kompjuterike, të cilat konsistojnë në veprën penale "Mashtrim kompjuterik".
Si kjo grua janë dhe shumë të tjerë që presin të dinë se kush volli parat e tyre nga banka.
Të dëmtuarit tregojne se nga llogaria e kartave të tyre bankare, në bankat e nivelit të dytë, persona të panjohur kanë ndërhyrë duke debituar llogaritë, në shuma të vogla fillimisht. Dëmi financiar për cdo person shkon nga 15 000 lek të reja në 250 000 lek të reja.
Me këto shuma janë kryer blerje onlinë jashtë vendit, ku të dëmtuarit janë në Shqipëri.



