Mitsotakis fiton me diferencë të thellë, por priten zgjedhje të dyta në Greqi

Mitsotakis fiton me diferencë të thellë, por priten zgjedhje të dyta në Greqi

Demokracia e Re e udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis shënoi një fitore në zgjedhjet e të dielës, megjithatë nuk ka ende numrat e nevojshëm për formimin e një qeverie e vetme.

Demokracia e Re fitoi me një epërsi 40.8%, duke mposhtuar thellë SYRIZA-n, që arriti të merrte vetëm 20,1 për qind.

Sistemi zgjedhor proporcional nuk e lejon Mitsotakis të sigurojë shumicën e 300 vendeve në Parlamentin grek. Për të formuar qeverinë e re Mitsotakis duhet të kërkojë një partner koalicioni nga partitë e vogla, ose të shkojë në zgjedhje të dyta.

Zgjedhjet e dyta, që ka të ngjarë të mbahen në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor që i jep vende bonus partisë fituese, duke i bërë më të lehtë formimin e qeverisë e vetme.

Tsipras ka telefonuar dje në mbrëmje kryeministrin për t’i uruar fitoren.  “Rezultati është jashtëzakonisht negativ për SYRIZA-n,” tha Tsipras në deklaratat fillestare pasi humbja dramatike e partisë së tij u bë e qartë. 

Tsipras tha se partia e tij do të mblidhet për të shqyrtuar rezultatet dhe mënyrën se si ato erdhën. “Megjithatë, cikli zgjedhor nuk ka përfunduar ende,” tha ai. “Nuk e kemi luksin e kohës. Ne duhet të kryejmë menjëherë të gjitha ndryshimet që nevojiten në mënyrë që të mund të luftojmë betejën e ardhshme vendimtare dhe përfundimtare zgjedhore me kushtet më të mira të mundshme", shtoi Tsipras. 

Duke nisur nga sot, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou do t'u japë tre partive kryesore - Demokracisë së Re, Syriza-s dhe PASOK-ut socialist, tre ditë kohë për të tentuar të formojnë një qeveri koalicioni. Nëse përpjekjet dështojnë, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për të përgatitur zgjedhjet e reja rreth një muaj më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy