Twitter zbulon detaje rreth sulmit kibernetik

Twitter zbulon detaje rreth sulmit kibernetik

Muajin e kaluar disa emra të njohur ranë pre e hakërimit nëpëmjet profilit të tyre në Twitter. E shqetësuar nga kjo ngjarje, kompania vazhdon ende hetimin dhe ka ndarë më shumë detaje rreth hakërimit.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, firma zbuloi se sulmi kibernetik përdori hakimin fillimisht të llogarive të stafit për të arritur te llogaritë e personave publikë.

Ata dërguan emaile nga këto llogari të besueshme për të marrë të dhëna konfidenciale nga viktimat.

"Një sulm i suksesshëm kërkoi që sulmuesit të kishin qasje si në rrjetin tonë të brendshëm, ashtu edhe në letrat kredenciale specifike të punonjësve, të cilët u dhanë atyre mundësinë e përdorimit të mjeteve tona të brendshme të ndihmës," shkroi kompania në faqen zyrtare. "Jo të gjithë punonjësit që ishin në shënjestër fillimisht kishin leje për të përdorur mjete të menaxhimit të llogarisë, por sulmuesit përdorën letrat kredenciale të tyre për të hyrë në sistemet tona të brendshme dhe për të fituar informacion në lidhje me proceset tona.”

Informacioni i siguruar u përdor nga hakuesit për të vazhduar sulmin kibernetik me lehtësi. Ndër personat e sulmuar përmendim ish-presidentin Barack Obama, Bill Gates dhe Kanye West.

Kompania ka konfirmuar se në shënjestër të kriminelëve ishin 130 llogari, por sulmi u zbulua dhe plani i tyre dëmtoi vetëm disa persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy