Kisha Ortodokse e Ukrainës: Mos i festoni Pashkët në zonat e luftës

Kisha Ortodokse e Ukrainës: Mos i festoni Pashkët në zonat e luftës

Kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës u bëri thirrje priftërinjve që të mos kremtojnë meshën e Pashkëve në zonat e luftës për arsye sigurie.

Kyiv Independent raporton se mitropoliti Epiphanius, u ka kërkuar rusëve ndalimin e bombardimeve më 24 prill, ditën e Pashkëve Ortodokse, ndonëse shprehet se nuk beson se Moska do t’ia plotësojë kërkesën.

Ditët e fundit, autoritetet ukrainase paralajmëruan se Rusia mund të sulmonte kishat ortodokse në Pashkë.

Në fakt, në mediat ruse u shfaqën lajme për planet e forcave ukrainase për të bombarduar kishat më 24 prill.

Sipas Këshillit të Ukrainës për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Kundër Dezinformimit, diçka e tillë mund të tregojë se rusët duan të godasin kishat dhe të akuzojnë ukrainasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy