Ilsi Ademi është këngëtar i njohur i muzikë popullore nga Shkodra, por që tash e disa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I njohur për disa çmime të korrura gjatë karrierës së tij muzikore në Shqipëri, lsli, ka vazhduar pasionin e tij për muzikën, edhe në Amerikë.
Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Ademi, përmes skype, ndau emocionet për publikimin më të ri të këngës “Floëarta”, që zgjodhi ta realizoj në Shqipëri.
Kënga “Flokëarta”, ishte një kompozicion që më dha një muzikant nga Përmeti që jeton në SHBA dhe më thënë të drejtën, kur ma dha, nuk e ka prek fare, me pëlqeu fort.
Unë doja ta dhuroja publikut shqiptar këtë krijim, sepse unë tashmë jetën e kam në Amerikë dhe domosdoshmërisht kam tjetër strategji këtu.
Por ajo që më ra në sy është fakti se këtu studiot nuk janë se janë shumë me teknologji, kam vërejt me në Shqipëri studiot janë më të afërt më teknologjinë, më përpara se këtu.
Këngëtari Ademi, solli edhe një element tjetër të jetës së tij në SHBA. Nga një i ri me 180 kg, ai arriti të heq 85 kg, për dy vite.
Kam qenë 180 kg, kam rënë 84 kg nga pesha, për dy vite, kam bërë në fakt operacionin për heqjen e 70% të stomakut. E bëra këtë sepse erdha në një pikë kur mbipesha më pengonte pothuajse në çdo gjë në jetë. Kisha dhimbje zemre, shqetësime të shumta, nuk arrija të ecja, pra shumë gjëra të këqija vinin me mbipeshën.
Ky të jetë një mesazh për të rinjtë, që të ruajnë veten dhe të kursehen me ushqime, sepse shëndeti është mbi të gjitha.



