
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi sot ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka dekonspiruar operacionin për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë.
“Një gjë mund t’ju them me siguri, se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Saimir Tahirin. Arsyeja e dekonspirimit është e qartë, Edi Rama nuk mund të lejonte arrestimin e njerëzve të cilët do të luanin rol në inkriminimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe vetë Edi Ramës”, tha Basha.



