Kalemaj: Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Të jetë një zonë e vetme elektorale (VIDEO)

Kalemaj: Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Të jetë një zonë e vetme elektorale (VIDEO)

Një mundësi referendumi për sistemin zgjedhor është iniciuar nga partitë e vogla në vend të cilat kërkojnë ndryshime kushtetuese. Synimi i partive të vogla është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional me 12 qarqe, në 3-4 rajone. Lidhur me këtë, politologu Ilir Kalemaj, vlerëson në MCN live, këtë iniciativë të partive, të cilat kanë interes ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, e mira është që të dilet me lista të hapura edhe për Këshillat Bashkiak. "Çështja e reformës zgjedhore është një çështje njësinë kuanon e cila është një gjë e mirë që ka bërë bashkë disa parti të vjetra dhe të reja, të vogla të themi që kanë interes të përbashkët që është ndryshimi i sistemit. Tani pashë unë shumë disa nga ato pikat, që në momentin që i shtron për referendum ti duhet te dalësh me një prej atyre pikave dhe të thuash po apo jo. Të gjitha ato pika në vete kanë vlerën e tyer por ne duhet të marrim parasysh kontestin aktual, kontesti ka rrëzuar hercin e Damjanit, pra Gjykata Kushtetuese, kemi lista te hapura, natyrisht këto lista të hapura është mirë të bëhen edhe për këshillat bashkiak". Sipas Kalemaj, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, të jetë një zonë e vetme elektorale. "Normalisht duhet të dilet me një mendim mes këtyre partive dhe në bazë edhe të firmave për referendum, e mira do ishte dakordësia me dy partitë e mëdha parlamentare, natyrisht nëse ato do të pranonin, pse jo të mos bëheshin bashkë dhe të bënin numrin e përbashkët të deputetëve nëse do kenë mundësi dhe të këmbëngulin për një zonë të vetme zgjedhore që do të ishte maksimumi i mundshëm për partitë e vogla, pra Shqipëria të ishte një zonë e vetme elektorale. Nëse kjo është e pamundur për shkak të kundërshtimeve të mëdha, do të ishte maksimumi me katër zona, siç ju e keni rekomanduar te tryeza e djeshme. Ky do ishte sistemi më i mirë, që e kam thënë Shqipëria kane nevojë për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura , pa hercin dhe asnjë lloj mekanizmi që ti mbyll në mënyrë perfide, dhe nëse do e bësh pastaj si Kosova me pesë preferenca apo jo, kjo ha pak diskutim teknik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy