Tase: Koha për masa të rrepta ndaj partive që marrin fonde publike dhe nuk i raportojnë (VIDEO)

Tase: Koha për masa të rrepta ndaj partive që marrin fonde publike dhe nuk i raportojnë (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka ardhur koha që të merren masa të rrepta për partitë që marrin fonde publike dhe nuk i raportojnë.  

Caktimi i zgjedhjeve në 6 mars nuk la kohën e duhur për të përmirësuar rregulloren apo masat nga Komisioni i Çështjeve Zgjedhore. Në situatën aktuale vihet re përsëri e njëjta problematike, ku ka zyrtarë, ministra që po marrin pjesë në fushatë. Është një nga sjelljet më tipike. Ka mungesë raportimi të këtyre aktivitete, ka prezencë të personaliteteve politike në krah të kandidatëve, të mazhorancës, kjo është shkelje e Kodit Zgjedhor”, tha Tase.

Në këto 6 bashki është sanksionuar që gjithë Këshilli i Ministrave, kryetari i bashkive dhe entet publike, kanë detyrim që nëse marrin pjesë në aktivitete zgjedhore duhet të raportojë pranë KQZ-së, deri në 5 ditë paraprakisht. Nëse konstatohet se aktiviteti mund të shërbejë si promovim KQZ duhet ta ndalojë, të kufizohet publikimi i tij në media dhe nëse ka shkelje të tjera mund të shkojë në masa administrative. I rëndësishëm është edhe raportimi financiar, zgjedhjet e 25 prillit patën problematika. Ka pasur shumë problematika, ka pasur fshehje dhe mungesë raportimi. Ka ardhur koha që ndryshimet e propozuara nga ligji i partive, të ketë masa të rrepta për një parti që merr fonde publike dhe nuk i raporton”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy