
Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar se Bashar Assad ka dhënë dorëheqjen si president dhe është larguar nga vendi pas negociatave me grupet e armatosura të opozitës pas rënies së Damaskut nga forcat islamike.
Në një deklaratë të lëshuar në Telegram të dielën pasdite, zyrtarët sqaruan se Moska nuk ishte e përfshirë në bisedime, por pranoi vendimin e Asadit për të transferuar pushtetin "në mënyrë paqësore".
“Bazat ushtarake ruse në Siri janë në gatishmëri të lartë. Aktualisht, nuk ka asnjë kërcënim serioz për sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme tha se Moska mbetet në kontakt me të gjitha fraksionet e opozitës siriane dhe po merr masa për të garantuar sigurinë e qytetarëve rusë në rajon.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje, të shmangin dhunën dhe të zgjidhin çështjet e qeverisjes politike përmes dialogut”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu theksohet nevoja për të respektuar pikëpamjet e "të gjitha grupeve etnike dhe fetare brenda shoqërisë siriane". Rusia ripohoi mbështetjen e saj për një "proces politik gjithëpërfshirës" bazuar në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bën thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit sirian përmes zgjedhjeve të lira dhe një kushtetute të re.



