“Mëkati nuk bekohet”, Vatikani refuzon homoseksualët

“Mëkati nuk bekohet”, Vatikani refuzon homoseksualët

Vatikani njoftoi sot se Kisha Katolike nuk mund t’i bekojë bashkimet e të njëjtit seks pasi Zoti "nuk mund të bekojë mëkatin". Kongregacioni për Doktrinën e Besimit e bëri të ditur ​​vendimin në një përgjigje zyrtare ndaj një pyetje nëse kleri katolik mund të bekojë çiftet homoseksuale.

Përgjigja, e cila erdhi në formën e një shpjegimi me dy faqe, botuar në shtatë gjuhë dhe aprovuar nga Papa Françesku, ishte "negative".

Dekreti në fakt bën dallimin mes mirëpritjes dhe bekimit të kishës për homoseksualët, një hap të cilin ajo e mbështeti, por nuk pranon bashkimin e homoseksualëve pasi çdo njohje e tillë sakramentale mund të ngatërrohet me martesën.

Vatikani mendon se homoseksualë duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt, por që seksi mes personave të së njëtës gjini është i "thelbësisht i çrregullt".

Feja katolike predikon se martesa, një bashkim i përjetshëm midis një burri dhe një gruaje, është pjesë e planit të Zotit dhe synon për krijimin e një jete të re.

Meqenëse bashkimet e personave të të njëjtit seks nuk janë pjesë e këtij plani, ato nuk mund të bekohen nga kisha, thuhet në dokument.

Zoti "nuk e bekon dhe nuk mund ta bekojë mëkatin: Ai bekon njeriun mëkatar, në mënyrë që ai të mund të pranojë se ai është pjesë e planit të tij të dashurisë dhe të lejojë veten të ndryshohet prej tij", thuhet më tej.

Papa Françesku ka mbështetur sigurimin e çifteve homoseksuale me mbrojtje ligjore në bashkimet e të njëjtit seks, por kjo i referohet sferës civile, jo brenda kishës.

Këto komente u bënë gjatë një interviste me një transmetues meksikan, Televisa, në 2019, por u prenë nga Vatikani, derisa u shfaqën në një dokumentar vitin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy