Agresion seksual në Pejë, vajza publikon pamjet në rrjetet sociale (VIDEO)

Agresion seksual në Pejë, vajza publikon pamjet në rrjetet sociale (VIDEO)

Një vajzë nga Kosova ka rënë pre e një agresioni seksual teksa po ecte në rrugët e qytetit të Pejës. Bëhet fjalë për alpinisten Mrika Nikçi e cila ka publikuar një video që shfaq momentin e ngjarjes së shëmtuar.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, shkruan Nikçi në llogarinë e saj në Facebook sipër videos që e ka publikuar.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupull”, vijon ajo.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se e ka arrestuar të dyshuarin me inicialet F.B.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy