Kampioni i botës në shah, Magnus Carlsen ka akuzuar për herë të parë hapur kundërshtarin e tij Hans Niemann për mashtrim.
Në një deklaratë, Crlesen tha se besonte se Niemann kishte mashtruar megjithëse nuk ofroi prova.
Nga ana tjetër Niemann, 19 vjeç, ka mohuar të ketë mashtuar në shah dhe ka akuzuar Carlsen se po përpiqet të shkatërrojë karrierën e tij.
Skandali filloi në fillim të këtij muaji pasi Carlsen, i konsideruar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, u mposht nga Niemann në Sinquefield Cup, duke i dhënë fund një serie të pamposhtur prej 53 ndeshjesh në shahun klasik.
Ai u largua më pas nga turneu, pavarësisht se kishte gjashtë raunde për të përfunduar, dhe më vonë postoi një video në të cilën shihet menaxheri i futbollit José Mourinho duke thënë:
Nëse flas, jam në telashe të mëdha.
Javën e kaluar, dyshja u takuan përsëri në një turne në internet, por Carlsen u largua pasi bëri vetëm një lëvizje, një protestë e dukshme për pjesëmarrjen e Niemann.



