Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar ish-negociatorin e BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, si kryeministrin e ardhshëm të Francës, në një përpjekje për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik paszgjedhor.

Pallati Elize tha të enjten se Barnier kishte "detyrë të formonte një qeveri unifikuese për t'i shërbyer vendit dhe francezëve".

Mbi Macron-in kishte një presion të shtuar që të emëronte një kryeministër dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme që përfunduan duke e dobësuar atë.

73-vjeçari Barnier është një veteran i partisë konservatore të Francës, Les Républicains. Ai ka një CV të pasur, me role të ndryshme në qeverinë franceze dhe ka qenë Komisioner i BE-së. Së fundmi ai ka qenë edhe kryenegociator i Bashkimit Evropian për Brexit.

Emri i tij ishte përmendur edhe për një kohë për të marrë kryesimin e listës së LR në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Një deklaratë nga zyra e Macron që shpalli emërimin e Barnier tha se ai ishte ngarkuar "të formonte një qeveri unifikuese për t'i shërbyer vendit dhe popullit francez".

“Ky emërim vjen pas një cikli të paprecedentë konsultimesh gjatë të cilave, në përputhje me detyrën e tij kushtetuese, Presidenti siguroi që kryeministri dhe qeveria e ardhshme të plotësojnë kushtet për të qenë sa më e qëndrueshme dhe t'i japin vetes shanset për një unitet sa më të gjerë”.

Sekretari i përgjithshëm i Elize Alexis Kohler, i cili luante ndërmjetës midis Emmanuel Macron dhe Michel Barnier, e kishte nxitur Presidentin në favor të politikanit konservator.

Nga e mërkura, Kreu i Shtetit u konsultua me liderët republikanë, duke filluar nga Presidenti i Senatit, Gérard Larcher, i cili po ashtu nuk ishte armiqësor ndaj kësaj zgjedhjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy