Yzeiri: Prisja që mbështetësit e Bashës s’do e jepnin partinë, me Berishën, vdekje politike e PD

Yzeiri: Prisja që mbështetësit e Bashës s’do e jepnin partinë, me Berishën, vdekje politike e PD

Analisti Ilir Yzeiri është i bindjes se Lulzim Basha nuk duhet të largohej nga Partia Demokratike, ndonëse tha ai, ishte vënë përballë një presioni të paprinciptë nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në studion e MCN Live, ai deklaroi se qëndrimi ndaj Bashës dhe atyre që mbështesnin Sali Berishën, u pa në 6 mars, ku ambasadorja Yuri Kim iu drejtua kandidatëve dhe u tha hapur, “Po frymëzoheni prej një njeriu që nuk është aleati ynë dhe ne nuk do iu njohim”.

Sipas tij, ishin votime në gjashtë bashki dhe Sali Berisha kishte tre muaj që bridhte në gjithë Shqipëri, duke aktivizuar të gjithë militantët.

Berisha i tregoi Amerikës dhe shqiptarëve se kam 10% që më mbështesin, me ata shqyej institucionet dhe Partinë Demokratike. Mbështetësit e Bashës, ata që i bëri personazhe publik nga hiçi, mendoja se do të gjenin kurajon dhe forcën, që dhe sikur 10 vetë të ngelnin në PD, nuk do ia jepnin Berishës. Basha u dorëhoq! Le të shkojë Berisha ta marrë PD! Ne e bëmë një hap pas tha Alibeaj, bëni dhe ju një hap pas. Pa u larguar dhe Berisha, PD nuk mund të riformatohet. Basha nuk iku që grupi i Berishës të marrë PD, kjo nuk ndodh as për 100 vjet. Në momentin që Basha u rreshtua pro aleatëve perëndimorë, duke e larguar Berishën, e kam mbështetur. Duhet të pushojë agresioni verbal ndaj pjesës që ka përjashtuar Berishën. Grupi i Foltores është entuziazmuar, kur duhet të dalë me deklaratë: Ne bashkohemi me ju, pa Berishën. A na leverdis ne një forcë politike që cilësohet si forcat politike në Korenë e Veriut, nëse iu leverdis demokratëve le të rrinë?

Yzeiri deklaroi se në politikë nuk duhet të marrin pjesë, persona që janë shënjuar si të papëlqyeshëm, ndërsa tha se Sali Berisha nuk e shpëton dot Partinë Demokratike, dhe nëse demokratët e mbajnë Berishën, atëherë sipas tij, do të humbin shqiptarët.

Kjo është vdekje politike për PD! Sali Berisha nuk ka punë me PD, është i përjashtuar prej saj. Sot PD ka vulën, zyrën, selinë, ka një kryetar, ndryshimet statutore të cilit u njohën nga gjykata.

Yzeiri thotë se duhet një teknicien për zgjidhjen e situatës në PD.

Lidhur me rolin e Ilir Metës, ai tha se që nga fushata e 25 prillit, PD humbi zgjedhjet sepse ato i frymëzoi dhe udhëhoqi, duke iu dhënë të gatshme ligjëratën, Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke i quajtur “dyshe të së keqes” që ka penalizuar rëndë PD.

Ilir Metën, Yzeiri, e cilësoi si “karagjoz politik” që nuk ka lidhje me Presidentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy