
Tre punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitalit në Rusi gjatë dy javëve të fundit, duke rritur vëmendjen e publikut për kushtet e punës të mjekëve dhe profesionistëve mjekësorë në mesin e pandemisë koronavirus.
Dy prej tyre kanë vdekur, dhe një mbetet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Të tria incidentet, të cilat po hetohen nga autoritetet ligjore ruse, kanë nxitur diskutime të forta në shtypin rus dhe në mediat sociale.
Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Televizioni shtetëror lokal, duke përmendur zyrtarët rajonalë të shëndetit, tha se ai ra nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaya, ku punonte dhe po merrte trajtim pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.
Një koleg i tij postoi një video online duke thënë se Shulepov ishte detyruar që të vazhdonte punën edhe pas përgjigjes së testit. Dy ditë më vonë ai e ndryshoi videon dhe deklaratën në të.
Sipas “CNN”, spitali tha se ky ishte një “aksident tragjik”.



