Spaho: Rama po na përjashton nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, me Ballën kishim rënë dakord

Spaho: Rama po na përjashton nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, me Ballën kishim rënë dakord

Partia Demokratike akuzon maxhorancën se po e përjashton opozitën nga përfaqësimi në Autoritetin e Hapjes së Dosjeve, një mekanizëm që do t’I vijë në ndihmë zbatimit të reformës në drejtësi.

Në emër të Partisë Demokratike, nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho, tha se opozita është përjashtuar nga ky komision prej 5 anëtarësh, pavarësisht se me nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka pasur një marrëveshje verbale për përfaqësimin e të dy krahëve politikë.  

“Rama me një gur do të kapë dy zogj. Kuvendi para disa kohësh ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Në ligjin e vetingut miratuar para disa muajsh, u kërkua që prokurorët ddhe gjykatësit e rinj në sistem të verifikohen për lidhjet me të shkuarën komuniste.

Dy do të jenë strukturat që verifikojnë gjykatësit dhe prokurorët e sistemit të ri: ILDPK-ja dhe Autoriteti I Hapjes së Dosjeve, që do të ketë në përbërje 5 anëtarë, një nga Këshilli i Ministrave, një nga shoqëria civile, 1 nga ish-të përndjekurit dhe 2 nga Kuvendi. Për këto dy të fundit kam kontaktuar me kolegun Balla dhe ramë dakord që të sigurohet përfaqësimi i të dy krahëve të spektrit politik të Kuvendit. Por maxhoranca synon të marrë shumicën, duke e përjashtuar opozitën nga autoriteti. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të ligjeve nuk u respektua marrëveshja verbale mes meje dhe Ballës”, tha Spaho. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy