Janë rikthyer në kuvendin e Shqipërisë skenat e bllokimit të foltores nga ana e deputetëve të opozitës deri në djegien e karrikave jashtë sallës, kjo pas dënimit me një vit burg të Ervin Salianjit.
Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, thotë për “MCN live”, se ky ishte një vendim unanim i Grupit Parlamentar për ta kaluar në formë rezistence pas marrjes peng të Parlamentit nga kryeministri Rama.
Ideja për formën e përshkallëzimit, duket se ishte unison në mbledhjen e grupit, për të përshkallëzuar dhe të kaluar në këtë formë të rezistencës, duke filluar që nga parlamenti.
Duke qenë se puna jonë është në tempullin e demokracisë, por Rama tashmë e ka marrë peng edhe atë, dhe është kthyer në një zgjatim të qeverisë një noter që i kalon lidhje me porosi.
Ishte një vendim unanim i GP, pastaj dihet se disa janë më të përfshirë në aktin e aksioneve por e mbështet, për të tepër se kjo erdhi pas vendimit për arrestimin e kolegut tonë deputetit Ervin Salianji, që është një hakmarrje e qartë politike.
Për deputeten Dhori, aksioni dhe qëndresa e opozitës nuk ka lidhje me burgosjen e Sali Berishës, por me formën e ndërgjegjësimit të qytetarëve ndaj një regjimi autoritar.
Sipas saj, kjo formë, e mirë apo e keqe, do të gjykohet nga qytetarët në zgjedhjet e 2025.
Qendresa dhe aksioni i opozitës nuk ka lidhje me Berishën, por me detyrat dhe të drejtat e opozitës se atë detyrë ka ajo.
Kjo është formë aksioni që në kemi zgjedhur për të ndërgjegjësuar. Kemi vendosur të vazhdojmë këtë formë të protestës, e mirë apo e keqe këtë do ta vendosin qytetarët dhe e kemi përpara sfidën në 2025, nuk kanë pse paragjykojnë, le të gjykojnë në 2025.
Protesta që ka bërë opozita edhe që kanë pasur pjesën e rezistencës që bëmë në fillim në kuvend që do të thotë e ka pasur sensibilizim dhe po kërkojmë të njëjtën gjë. Nuk kemi pse shkojmë e flasim në parlament ndërkohë që kolegu është burgosur pa pasur kurrë pushtet e as krim.



