
Veprimet e Izraelit në Gaza kanë shkuar përtej fushëveprimit të vetëmbrojtjes dhe qeveria izraelite duhet të pushojë dënimin kolektiv të popullit të Gazës.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në një telefonatë ndaj homologut të tij arab saudit Princit Faisal bin Farhan të shtunën.
Ai tha se të gjitha palët nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim për të përshkallëzuar situatën dhe duhet të kthehen në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.
Trupat izraelite u përgatitën të dielën për një sulm tokësor në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, ndërsa vendi u kundërpërgjigj për një sulm të paprecedentë në territorin e tij dhe Irani paralajmëroi për “pasoja të gjera” nëse bombardimet e Izraelit nuk ndaleshin.



