
Prokuroria e Posaçme, ka thirrur kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ditën e nesërme të japë deklarime për çështjen e 21 Janarit.
Ai është thirrur të paraqitet në orën 10.00 të paradites së enjte në SPAK, për të dhënë deklarime.
Meta kishte kërkuar vetë të fliste për këtë dosje, e cila po hetohet nga prokurori Alfred Shehu.
Në kërkesën drejtuar organit të akuzës Meta ishte shprehur se mund të jepte dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues dhe që mund të shërbejnë për të zbardhur ngjarjen.
Kujtojmë se në demonstratën e 21 Janarit, humbën jetën katër protestues.



