Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia, takim trepalësh në Ohër për bashkëpunimin ushtarak

Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia, takim trepalësh në Ohër për bashkëpunimin ushtarak

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Bullgarinë dhe Maqedonisë. Kjo ka qenë tema e takimit të zhvilluar të premten, 1 dhjetor 2017, në Ohër, mes zv.ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Petro Koçi, ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov dhe asaj homologes maqedonase, Radmila Sekerinska.

Zv.ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi është shprehur pas takimit se Bullgaria dhe Shqipëria do të jenë avokatë të fortë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi sipas tij, statusi i anëtarit për këtë vend, është domethënës për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ministri bullgar Karakachanov ka deklaruar nga ana e vet, se bashkëpunimi mes të tri vendeve duhet të shkojë përtej interesit të Korridorit 8 dhe duhet të zgjerohet edhe në sferën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, që janë pjesë e NATO-s, do të bindin anëtarët e tjerë të NATO-s se Maqedonia është gati për anëtarësimin dhe se ky vend duhet të pranohet pa vonesë. Ky bashkëpunim trilateral është i një interesi ekonomik, që do të kontribuojë po ashtu për përmirësimin e sigurisë në Ballkan”, është shprehur ministri bullgar.

Zhvillimi në fjalë vjen në kontekstin e një përmirësimi të përgjithshëm marrëdhëniesh mes Maqedonisë dhe Bullgarisë që kanë nënshkruar së fundmi Traktatin e Miqësisë dhe pas miratimit në Shqipëri të ligjit për pakicat që mori në konsideratë edhe një kërkesë të Sofjes zyrtare për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy