Tentoi të digjte mbetjet por flakët përfshijnë ullishten, shoqërohet 72-vjeçari në Fier

Tentoi të digjte mbetjet por flakët përfshijnë ullishten, shoqërohet 72-vjeçari në Fier

Një 72-vjeçar është shoqëruar në Policinë e Fierit, pasi dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Pasditen e së shtunës, ai dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Ofiçinë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, vijon të digjen sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Oficinë, Patos, ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënes.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë”, thekson policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy