Jetonin vetëm, gjenden të vdekur dy vëllezër të moshuar në një shtëpi në Mallakastër (VIDEO)

Jetonin vetëm, gjenden të vdekur dy vëllezër të moshuar në një shtëpi në Mallakastër (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ku dy vëllezërit Sabri dhe Novruz Velaj, përkatësisht 90 dhe 85 vjeç, janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Të moshuarit, të cilët jetonin të vetëm, ishin të pamartuar dhe nuk kishin të afërm në fshat.

Sipas banorëve të zonës, dyshimet lindën pasi prej disa ditësh ata nuk i kishin parë vëllezërit dhe afër banesës ndihej një aromë e rëndë. Banorët njoftuan kryeplakun e fshatit, Ismet Zenelaj, i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

U informova nga kryeplaku i lagjes, Bajram Allkaj, se një nga fqinjët kishte njoftuar për mungesën e vëllezërve prej një jave. Shkova në banesë dhe pashë nga dritarja me ndihmën e një shkalle. Njëri prej tyre ishte i shtrirë në korridor, ndërsa tjetri ndodhej në një dhomë, pjesërisht i zhveshur. Era e rëndë ndihej edhe jashtë, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh”, ka deklaruar Zenelaj.

Banesa ku u gjetën trupat e pajetë, ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë nga Bashkia Mallakastër. Të dy vëllezërit jetonin vetëm, duke u mbështetur në pensionet e pleqërisë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake, ndërsa pritet grupi i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së dy të moshuarve. Hetimet janë në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy