Kurti: BE të heqë masat ndaj Kosovës, i kemi përmbushur kërkesat

Kurti: BE të heqë masat ndaj Kosovës, i kemi përmbushur kërkesat

Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar nga BE që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, duke theksuar se janë plotësuar kërkesat e Brukselit për këtë çështje.

Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE-së. Në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, është shprehur Kurti.

Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, si demokracia me e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vinë nga komisioni Evropian. Krahasuar me rajonin Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin kandidat por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt e shumtë drejtë anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, ne kemi bërë zgjedhje andaj Agjenda e Reformave Evropiane që nga fillimi i mandatit është trajtuar me shumë seriozitet”, vijoi ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy