Bllokimi nga dëbora/ Ushtria në aksion për zhbllokimin e aksit Bogë-Qafë Thore

Bllokimi nga dëbora/ Ushtria në aksion për zhbllokimin e aksit Bogë-Qafë Thore

Qarku i Shkodrës ka paraqitur mjaft probleme si pasojë e rënies së reshjeve të dëborës. Kjo ka bërë që disa zona dhe akse rrugore të bllokohen dhe të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Mjetet e ushtrisë kanë zbarkuar në terren, për të bërë të mundur zhbllokimin e aksit rrugor Bogë-Qafë Thore. Prefektura e Shkodrës bën me dije se vijon puna në terren për normalizimin e gjendjes dhe zhbllokimin e rrugës me një buldozer të ushtrisë, për hapjen e këtij segmenti tejet të vështirë dhe shumë të rrezikshëm.

Ndër të tjera mësohet se ecuria në kohë dhe km për zhbllokimin e aksit po bëhet në varësi të kushteve klimaterike ndërkohë mjetet janë në punë dhe po punojnë çdo ditë në kushte shume të vështira si shkak i rënies së borës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy