Bujar Sheshi ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Ibrahimi: Besueshmëria e Këshillit do të merrte një goditje

Bujar Sheshi ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Ibrahimi: Besueshmëria e Këshillit do të merrte një goditje

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi tregon se çfarë po ndodh me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe nëse numri i personave do të jet më pak se 10 ndërsa struktura kërkon 15 çfarë do të ndodh me SPAK.

"Jemi në shifrën e 15 kandidatëve, vazhdoj të jem optimist se do kemi një shifër të arsyeshme mbi 20 një numër që do na lejojë të bëjmë edhe një far përzgjedhje. Prokuroria e Posaçme nuk është një organ kolegjial që të jet i nevojshëm plotësimi i numrit që ai të jet i nevojshëm të funksionoj, ndoshta ajo mund të funksionoj edhe me pak. Por ka një linjë tjetër argumentimi që numri 10 është dysheme poshtë të cilës nuk mund të shkohet. Jemi ende në diskutim por un mendoj se numri 10 mund të plotësohet në SPAK dhe shpresoj që mos të jemi në ato kushte e nevojës për të interpretuar në mënyrë të sforcuar", tha Ibrahimi.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë deklaroi se roli i Këshillit është garantor i SPAK në kuptimin e nevojshëm që SPAK duhet të ketë të gjithë hapsirën e nevojshme që ja jep ligji por tja garanatojmë edhe ne siç është ai i hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto janë dy fusha tepër të rëndësishme të kriminalitetit për tu hetuar deklaroi Ibrahimi, dhe këta që do marin një përgjegjësi kaq të nevojshme duhet të kenë të gjithë suportin e nevojshëm dhe Këshilii do të jet atje.   

Ndërsa për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ibrahimi deklaroi se krahas rregullores së prokurorëve kandidat për SPAK këshilli po punon edhe për një rregullore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm. "Ligji na kërkon që në momentin që ne shpallim të hapur garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të bëjmë publike edhe metodën e vlerësimit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe kjo është arsyeja që ligji na ka dhënë 3 muaj kohë", tha ai më tej.

Për herë të parë kryetari i qeverisë së prokuroreve flet edhe për akuzat që janë ngritur ndaj Bujar Sheshit si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në intervistën për RTSH ai u pyet për këto akuza nëse e cënojnë besueshmërinë e këtij institucioni të drejtësisë.

"Po patjetër do ta cënonte nëse në përfundim të proceseve ankimore të shqyrtimit të këtij akti administrativ gjetja do të mbetej në fuqi. Pa dyshim që ligji parashikon që ish-bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit nuk mund të jenë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe në rast se rezulton kështu padyshim besueshmëria e këshillit do të merrte një goditje", deklaroi Ibrahimi.     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy