
Një deputet finlandez, i identifikuar si Eemeli Peltonen, 30 vjeç, i ka dhënë fund jetës brenda ndërtesës së Parlamentit, raportojnë mediat lokale. Gazeta finlandeze “Iltalehti” raporton se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së sotme.
Shërbimet e Urgjencës, përfshirë ndihmësit mjekësorë shkuan menjëherë në vendngjarje pasi kishin marrë një telefonatë mbi rastin. Një ambulancë, dy automjete policie dhe një zjarrfikëse mbërritën po ashtu në vendngjarje. Eemeli Peltonen po përballej së fundmi me disa probleme shëndetësore.
Në qershor, ai zbuloi përmes mediave sociale se po merrte trajtim për probleme me veshkat dhe kishte marrë disa javë pushim nga detyrat e tij parlamentare për t'u rikuperuar në shtëpi.
Por më vonë ai zbuloi se kishte kontraktuar një infeksion bakterial ndërsa po trajtohej.
Kryeministri i vendit, Petteri Orpo, tha në një deklaratë se aktivitetet politike do të pezullohen pas kësaj ngjarje, dhe mbajti një minutë heshtje.



