
Prej më shumë se një javë anija me mbetje toksise qëndron në det të hapur, tre ditë më parë prokuroria e Durrësit doli në një njoftim ku sqaroi se anija në portin e Durrësit do të vijojë të qëndrojë në Radë, ndërsa pritet që të nisin procedurat për ankorim në Port.
Lidhur me këtë eksperti i mjedisit Polikron Horeshka në 'MCN Live' u shpreh se fillimisht këto mbetje duhet të vendosen në një vend të sigurtë, pasi kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme, por jo toksike.
Ai tha se analizat duhet të bëhen në laboratorë të akredituara dhe ato bëhen jashtë vendit. Sipas tij duhet një pikë kontakti mes importuesit dhe eksportuesit, ndërsa thekson se tre institucionet e përfshira janë Ministria e mjedisit, AKM-ja dhe Porti i Durrësit.
Kam një eksperiencë prej 15 vitesh në menaxhimin e mbetjeve. Rastin konkret ky është një rol i rëndësishëm teknik dhe në këtë proces duke qenë se kanë hyrë institucionet është gjë e mirë sepse po hetohet dhe në gjykimin tim edhe rasti konkret kur këto mbetje nuk janë depozituar në portin e Durrësit do të thotë se për marrjen e tyre kërkohet një vend i posaçëm për ti vendosur. Ato duhet të vendosen në një vend të sigurtë dhe pasi të vendosen siç e ka kërkuar hetimet duhet të vijnë ekspertët.
Fakti që sot ka dalë një subjekt në dritë që mendohet se janë mbetje të subjektit dhe vetë në lejen mjedisore që ka lëshuar vetë ministria Mjedisit ka nxjerr tre kode që ato mund të jenë mbetje të ngurta nga trajtimet e gazrave, mbetje e ujërave ftohës që mbajnë naftë dhe mbetje me substanca të rrezikshme, jo toksike, por pa u bërë ekspertiza e tyre nuk mund të dalim në përfundime. Këto janë tre kodet e dala.
Më tej ai shtoi se të bësh një eksport për mbetjet e rrezikshme duhet që paraprakisht pika e kontaktit njofton të gjitha palët dhe atë të vendit importues që lejohen apo jo këto mbetje.
Fakti që kjo nuk është kryer në përputhje me rregullat që kërkon konventa e Basel atëherë diçka çalon në këtë proces. Tre institucione janë për tu parë në asketin juridik dhe teknik, agjencia kombëtare, ministria e mjedisit, dhe porti i Durrësit.
Ardhja e ekspertëve nga Basel duhet pritur pozitivisht sepse janë në nivel ekspertësh për një vlerësim dhe duhet të japin konkluzionet e veta për një deklaratë që kanë bërë. Fakti që ekspertët kanë pranuar të jenë pjesë e marrjes së mostrave të mbetjeve është lajm pozitiv pastaj në gjykimin e institucioneve mbetet për tu parë.
I pyetur se ku do shkojnë këto mbetje të rrezikshme, eksperti tha se vendi ynë nuk ka infrastrukturën për të bërë asgjësimin e tyre.
Si procedurë Shqipëria s’ka një vend depozitimi për mbetjet e rrezikshme dhe e vetmja është eksporti i këtyre mbetjeve. Pika kontaktit duhet të hyjë në kontakt me këto shtete që e kanë impiantin e asgjësimit të këtyre mbetjeve të rrezikshme. Si procedurë këtë e bënë ministria e mjedisit e cila ka njohuri për shtetet që i pranon këto mbetje dhe kundrejt një shërbimi janë disa dokumente shumë strikte që pranojnë këto mbetje kundrejt një tarife.



