Zgjohu me MCN/ Murataj: Ja si e zbuluam një talent të rrallë si Alesian, për rolin kryesor në filmin “Burri i shtëpisë”

Zgjohu me MCN/ Murataj: Ja si e zbuluam një talent të rrallë si Alesian, për rolin kryesor në filmin “Burri i shtëpisë”

Regjisori Andamion Murataj, i ftuar në studion e programit të mëngjesit foli sot për realizimin e filmit të tij më të ri, “Burri i shtëpisë”, dhe mënyrën se si ai e pikasi aktoren e re Alesia Ruçi, enkas për rolin e mbesës në këtë film.

Në “Zgjohu me MCN”, Murataj tha se e zbuloi vajzën rastësisht në një foto dhe kur e mori në audicion, asaj i shndriste ylli në ballë për aktrim.

Asaj i shëndrri vërtet ylli në ballë si aktore, nga tipi që e ka të qetë dhe nuk flet, që në provën e parë na dha një ndriçim nga pikëpamja aktoriale.

Si e gjeta është histori në vete. Unë kisha kërkuar gati në të gjitha shkollat fillore në Tiranë deri në Kamëz e Zall-her, nga 1 mijë nxënëse, për të gjetur aktoren që mishëronte karakterin e filmit, në rolin e mbesës që jetonte me hallën burrneshë në shtëpi.

Kështu që mu desh të kërkoja shumë dhe nuk e gjeja. Rastësisht në internet pamë foton e saj me ca sy që flisnin dhe kur jam kthyer në Tiranë, e ftova dhe bëri audicionin, aty jam mahnitur nga ajo që në fillim. Ajo ka ca veprime të veta origjinale dhe të vetat.

Kemi qenë 60 veta në skenë xhirimi dhe si asnjëherë Alesia nuk është ankuar. Nuk ka thënë njëherë të vetme që jam lodhur. E mori të gjithë filmin përsipër vetë, nuk është ankuar asnjëherë.

Alesia nga ana e saj tha se u ndje e suprizuar dhe e nderuar kur e ftuan në audicion.

Ajo tregoi vështirësitë ë të bërit një film për herë të parë.

Kur po rrija në shtëpi, erdhi mami dhe më tha po të kërkon një regjisor. U ndjeva e befasuar dhe e nderuar.

Unë kisha bërë një foto dhe mami e kishte hedhur në instagram, nga aty më kanë parë.

Kur takova regjisorin isha në siklet, më pyeti a të pëlqen filmi, po i thashë.

Audicioni ishte pak i vështirë por u mësova dhe nuk e kisha më aq të vështirë, regjisori më tha të mos jem e turpshme dhe të mos isha në siklet.

Unë u mësova me filmin. Xha Frani ishte burrneshë dhe përshtatej të bëhej si nëna ime, në një pjesë të filmit unë thyej këmben dhe gjysmën e filmit e kam bërë më paterica, sipas rolit, dhe aty ishte pak e vështirë. Por ja kam dal dhe ndjehem shumë e lumtur për filmin që bëra.

Ajo sot mbush 10 vjeç dhe moderatorët e programit e suprizuan me një festë për të, ku nuk mungoi as torta e sjellë nga familja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy