Rama publikon hartën globale: Bilanci i shtuar i zjarreve në gjithë botën

Rama publikon hartën globale: Bilanci i shtuar i zjarreve në gjithë botën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një hartë globale të zjarreve, ku theksohet një shtim i ndjeshëm i sipërfaqeve të djegura në vitin 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas përmbledhjes së publikuar nga një departament i NASA-s, zjarret kanë shpërthyer në shumë kontinente. Ndër to, këtë vit, edhe Evropa, me flakë të shtuara krahasimisht me një vit më parë.

Sipas bilancit, Canada-ja ka regjistruar 4 mijë e 891 zjarre gjatë 2021-shit. Shifër kjo, ndër më të lartat në botë. Ndërsa, në SHBA, 728 mijë hektarë pyje janë djegur nga 97 zjarre masive.

Pamje apokaliptike ishin ato të California-s, të cilat shpërfaqnin qiellin e portokalltë, të krijuar nga tymi i flakëve.

Në Francë, mbi 22 mijë e 800 hektarë janë djegur gjatë vitit 2021. Mbi 20 mijë hektarë janë djegur në Itali prej 24 korrikut. Ndërsa, 1 mijë e 500 persona, janë evakuuar nga shtëpitë.

As Rusia nuk është kursyer nga zjarret, ku 1.3 milionë hektarë pyje janë shkrumbuar gjatë korrikut.

Greqia dhe Turqia janë kapluar nga flakët, ku pamjet rrënqethëse të evakuimit të banorëve kanë bërë xhiron e botës.

Në Australi, është gjashtëfishuar sipërfaqja e djegur, nga 5.5 milionë në 2020-ën në 31 milionë në 2021-shin.

Shqipëria nuk është kursyer aspak nga flakët gjatë këtij viti, duke pasur vatra të shumta aktive nga veriu në jug dhe duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore. Një viktimë është shënuar deri tani nga flakët, në Gjirokastër.

Lufta vijon në shtatë vatra kryesore. Ndërsa, situata, monitorohet në gjithë vendin, nga veriu në jug.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy