I pyetur se cili është më i forti nga pozita dominuese, Albini, Rama apo Vuçiç, diplomati Lisien Bashkurti tha se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka një pushtet më autoritarist.
Por sipas tij kryeministri i Kosovës është më i forti nga mënyra demokratike pasi në një trajektore të qëndrueshme ka arritur të ketë një fitore në mënyrë demokratike dhe këtë e tregoi në zgjedhjet e fundit.
Ndërkohë për kryeministrin Rama, Bashkurti u shpreh se është demokratikisht i fuqishëm pasi është në mandatin e tij të 3-të.
"Në mënyrë demokratike është Albini i cili ka një trajektore shumë të qëndrushme dhe ka arritur të ketë një fitore mjaft demokratike. Zgjedhjet e fundit janë për herë të parë që e ka fituar një parti e vetme dhe në mënyrë të pakontestuar.
Ndërkohë në Shqipëri kryeministri Rama ka marrë mandatin e 3-të dhe është votuar më shumë se të tjerët dhe duhet të themi se është demokratikisht më I fuqishëm.
Ndërsa si pushtet autoritarist është pushteti i Vuçiçit i cili ndryshe nga Shqipëria ose Kosova ka agjenci ekstra politike që janë shumë të fuqishme, në mënyrë të vecantë kisha serbe e cila po shtrin duart dhe jashtë Serbisë ose dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e cila ruan të njëjtat kurikula dhe nuk lëviz asgjë në histori dhe gjeografi. Gjeografia është elementi bazë I politikës serbe dhe historia me formimin e ndërgjegjes kombëtare.", u shpreh Bashkurti.



