Temperaturat 43 gradë/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Temperaturat 43 gradë/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Për javën që presim përpara duket se vendi ynë do të përjetojë si ditë përvëluese por njëkohësisht nga mesi i javës vijnë dhe ditët e shumëpritura me rënie temperaturash. Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe atë të ,artë moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore (ditët e fundit e valës të së nxehtit). Më pas për ditën e mërkurë dhe atë të enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qendre të presionit të ulët me origjinë veriore. Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës. Java mbyllet me ditën e premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy