Dështimi i 31-të radhazi/ Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar

Dështimi i 31-të radhazi/ Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 31-të me radhë, duke lënë të papërmbyllur procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe duke bllokuar funksionimin e legjislaturës së nëntë.

Mbledhja e sotme, e cila nisi në orën 11:00, ishte një vazhdim i seancës së nisur më 15 prill 2025. 

Megjithatë, edhe pas më shumë se dy muajsh, deputetët nuk kanë arritur të krijojnë Komisionin për votim të fshehtë, një kusht i domosdoshëm procedural për të zhvilluar zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Seanca mbeti në pikën e tretë të rendit të ditës, njësoj si në të gjitha përpjekjet e mëparshme. 

As sot nuk pati ndonjë ndryshim në qëndrimet e subjekteve politike dhe mungoi çdo përparim drejt zhbllokimit të situatës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, ndërsa partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e saj.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja. 

Me këtë dështim të 31-të, kriza institucionale po zgjat përtej çdo precedent parlamentar në historinë e pasluftës në Kosovë. Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy