Hyri në kishë pa maskë, Ministria e Shëndetësisë gjobit kryeministrin bullgar

Hyri në kishë pa maskë, Ministria e Shëndetësisë gjobit kryeministrin bullgar

Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, do të gjobitet pasi hyri në një kishë pa maskë. Bëri të ditur ministria bullgare e Shëndetësisë. Sipas rregullave të miratuara nga qeveria e tij, Borissov, stafi i tij dhe disa gazetarë do të paguajnë gjobë deri në 150 €.

Përdorimi i detyrueshëm i maskës në mjediset e brendshme publike u rivendos si masë të martën në Bullgari për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.

"Për kryeministrin, stafin e tij dhe gazetarët do të vendoset gjobë për mosrespektimin e masave kundër epidemisë dhe në veçanti për shkeljen e dekretit për mbajtjen e detyrueshme të maskave në vende të mbyllura publike", tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Borissov shkoi të martën në manastirin Rila në pjesën jug-perëndimore të vendit për një projekt të rinovimit të rrugës që të çon në këtë vend të famshëm fetar. Ai foli nga afër me eprorin e manastirit përpara se të hynte në kishë pa maskë.

Drejtuesi konservator 61-vjeçar nuk ka pranuar të mbajë maskë që nga fillimi i pandemisë

Bullgaria, e cila ka vendosur masa kufizuese që në 8 mars, ka qenë një nga vendet evropiane më pak të prekura nga pandemia. Sidoqoftë, me heqjen e shpejtë të kufizimeve në fund të majit, kohët e fundit ka pasur një mesatare prej më shumë se 100 infeksionesh të reja në ditë, krahasuar me 20-40 gjatë periudhës së kufizimit.

Kjo nuk është gjoba e parë për Borisov. Ministria e Shëndetësisë gjobiti me 1 500 € të hënën partinë konservatore Gerb të Borissov për mbajtjen e një takimi të shtunën në një dhomë të mbushur me njerëz në prani të kryeministrit.

Një gjobë e ngjashme u vendos për partinë e opozitës socialiste, katër prej anëtarëve të së cilës u infektuan në një takim tjetër.

Deri të martën, Bullgaria numëronte 3 984 të infektuar me koronavirus dhe 207 raste vdekjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy