Sallaku: Spiropalit nuk i shkojnë fustanet deri te pulpa, Jozefinës nuk i shkon buzëkuqi portokalli

Sallaku: Spiropalit nuk i shkojnë fustanet deri te pulpa, Jozefinës nuk i shkon buzëkuqi portokalli

Stilistja Stela Sallaku komentoi në studion e MCN veshjen e disa prej politikanëve shqiptarë. Sallaku tha se para së gjithash, veshja duhet të përcjellë një mesazh, detaj i cili harrohet në shumicën e rasteve.

Nëse themi që politikanët e ndjekin modën, nuk është shenjë e mirë. Detyra e tyre është që me anë të veshjes të japin një mesazh. Shumë politikanë në Shqipëri, nga dëshira e madhe për t’u dukur mirë, i ngatërrojnë gjërat.

Duke u ndalur te veshjet e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, Sallaku tha se ndodh të gabojë me gjatësinë e fustaneve apo kostumeve. Ndërsa në rastin e ish-kryeparlamentares demokrate, Jozefina Topalli, gabimi sipas saj lidhet me zgjedhjen e ngjyrës së buzëkuqit.

Gjatësia e fustanit deri te pulpa u rekomandohet njerëzve që kanë pulpën perfekte. Ne si mesdhetar nuk e kemi se ecim shumë.

Në përgjithësi, sipas Sallakut, politikanet shqiptare tentojnë të imitojnë modelet në pasarela.

Politikanet amerikane nuk janë shumë të interesuara të ndjekin trendin. Duan diçka komode sepse e veshin në mëngjes dhe e heqin në darkë. Politikanet shqiptare duket sikur frymëzohen nga pasarelat. Tentojnë të imitojnë më shumë modelet sesa një grua si një grua si Merkel apo Kamala Harris.

Sallaku vlerësoi Malinda Bregun për paraqitjen, ndërsa shtoi se shumë prej politikanëve shqiptarë kanë nevojë për kuratorë imazhi.

Çiftet duhet të kombinohen. Duhet të ketë një të mesme të artë. P.sh. kryeministri zgjedh ato kravatat e personalizuara. Te deputetet shqiptare ka mospërputhje mes flokëve, aksesorëve dhe veshjeve. Ka shumë deputete që më bëjnë të pyes veten a janë parë në pasqyrë. Zonja Bregu është një prej personaliteteve që ka ditur të harmonizojë pamjen me veshjen.

Këshilla e parë do të ishte se duhet të kenë kuratorë të imazhit. Sot për sot ka shumë modele dhe Instagrami është plot me influencues, por duhet të zgjedhim dikë që na bën të dukemi si Lady D dhe jo si një Kardashian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy