Kreu në detyre i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i cili ka marrë drejtim e kësaj force politikes pas zgjedhjes së Ilir Metës President ka bërë të ditur me anë të një statusi në “Facebook” se zgjedhjet e 18 qershorit duhet ti fitojë modestia.
Ai vë në pah se qytetarët duke votuar për LSInë do të ndahen nga mospërfillja dhe arroganca, duke i shpallur kështu ‘sfidë’ Partisë Socialiste për këto zgjedhje.
“Sfida është e thjeshtë: ne duhet ta fitojmë këtë garë me modesti, me këmbëngulje dhe thjeshtësi. Arroganca nuk është dhe nuk do të jetë dimensioni ynë në asnjë rast. Shqipëria duke votuar për LSInë do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët.”, shkruan Vasili.



