Pavarësisht Covid, ky vend i Evropës mirëpret turistë

Pavarësisht Covid, ky vend i Evropës mirëpret turistë

Ndërsa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka mbyllur kufijtë për vizitorët jo europianë gjatë pandemisë, Kroacia ka mirëpritur vizitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera.

Gjatë verës Kroacia lejoi thuajse këdo të pushonte në vijën e saj të bukur bregdetare të Adriatikut dhe të shijonte ishujt e saj mahnitës të Dubrovnikut. Edhe tani, vizitorët jo-anëtarë të BE-së janë të mirëpritur, me kusht që të testohen kundër Covid ose të karantinohen.

Kroacia po ashtu ka bërë lehtësime për personat që duan të qëndrojnë atje më gjatë duke ndryshuar ligjet e imigracionit për të dhënë leje qëndrimi një vjeçare për punonjësit nga vendet jashtë BE-së.

Ndërsa destinacione të tjera si Dubai kanë paguar një çmim për mbajtjen e kufijve të tyre hapur, Kroacia është e bindur që inkurajimi i turizmit afatgjatë është fitues.

*Burimi CNN Travel

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy