
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot në një konferencë për media, teksa foli për tragjedinë ku Jonada Avdia u vra nga një gomone e drejtuar nga komisari Arjan Tase, akuzoi edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.
Sipas tij, ministri i Brendshëm apo ministri i familjes, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte.
Berisha bëri publik edhe emrin e pronarit të skafit që goditi 7-vjeçaren në Himarë, për të cilën tha se pronar i skafit ishte Adhurim Kushi, një nga djemtë e Taulant Ballës.
Ndër të tjera Berisha tha se ka fakte se janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit në Himarë.
Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.
Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Autori jo vetëm tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur.
Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro.
Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat.
Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet.
Berisha edhe një herë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë ministren e Turizimit, Mirela Kumbaro dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat.
Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, me vampirë politikë e mediatikë.
Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.
Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij.
I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura.
Por natyrisht, PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror.



