Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se po bëhen përpjekje të mëdha që primaret për bashkitë e mëdha të mbyllen brenda muajit tetor.
Berisha theksoi edhe njëherë rëndësinë e listave të simpatizantëve, në mënyrë që këta të fundit të votojnë sikundër është premtuar.
Përpjekjet më të mëdha janë që të mbyllen brenda muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet. Megjithatë varet… Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetkandidimet, propozimet. Do jetë një garë e hapur. Duhet të bëhet punë që të bëhen listat e simpatizantëve. Ato do bëhen nga seksionet e Partisë Demokratike. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. Duhet t’i qëndrojmë pretimit tone. U vendos në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar. Por zbatimi ka një rëndësi të madhe. Është një moment shumë i rëndësishëm për ne”.



