Kreu i demokratëve gjatë një takimi me bizneset tek çadra e lirisë ku po zhvillojnë edh protestën, ka hedhur akuza ndaj qeverisë.
Lideri i opozites kishte nje mesazh te drejtperdrejte per nepunesit e shtetit aktual te cilet me urdhra nga lart sic tha ai, po terrorizojne bizneset e vogla.
Basha theksoi se i ka bere apel te mos u binden urdhrave te paligjshem pasi me republiken e re qe po vjen tha ai kush ka bere shkelje do te perfundoje prapa hekurave.
“Biznesi i vogel nga e hëna e kësaj jave që po mbyllet po përjeton një sulm, masakër nga falangat e taksidarëve të Ramës, Ahmetajt, me urdhër të kësaj qeverie të bërë njësh me krimin dhe drogën dhe që ka dështuar të përmbushë pritshmëritë për buxhetin e shtetit, i janë sulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me inspektime pas inspektimesh. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris. Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do ti vërë para ligjit do i bëjë përgjegjës një për një, s’do shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit ju që terrorizoni bizneset. Republika e re po vjen, gjeni vrimën e miut, hajdutët e veshur me pushtet nga i pari te i fundit ta harrojnë se do negociojme shkeljen e ligjit, për cdo shkelje do merrni ato që meritoni. Askush nga nëpunësit e shtetit mos ti bindet urdhrave të paligjshem, urdhrave të eprorëve tuaj që i ka zënë paniku dhe duan të mbushin xhepat në këtë grahmë të fundit edhe juve do përfundnoni prapa hekurave", tha kreu i opozitës.
Basha i bëri thirje shqitparëve që të ngrihen dhe të bashkohen rezistencës.



