“Gërdeci”, Zhabina: Nuk kemi parë prova të reja. Fokusi, tek dëshmitë e familjarëve, zyrtarëve dhe biznesmenëve

“Gërdeci”, Zhabina: Nuk kemi parë prova të reja. Fokusi, tek dëshmitë e familjarëve, zyrtarëve dhe biznesmenëve

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se deri më tani nuk ka dëshmi dhe prova të reja për çështjen Gërdeci në Gjykatë.

Duke vijuar, Zhabina tha se procesi i Gërdecit për momentin është i fokusuar tek dëshmitë e familjarëve, zyrtarëve, biznesmenëve që janë marrë me procedurat e ngritjes së këtij reparti.

Procesi i Gërdecit për momentin është i fokusuar tek dëshmitë e familjarëve, zyrtarëve, biznesmenëve që janë marrë me procedurat e ngritjes së këtij reparti. Mbi Mediun është ngritur akuza e 'shpërdorimit të detyrës'. 

Nuk është se kemi para dëshmi të reja, apo prova të reja. Fokusi është tek hetimi që ka kryer Prokuroria e Tiranës në 2008.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë gjykata.

Është nga proceset më komplekse për shkak të personave të përfshirë, janë shumë persona që duhet të japin dëshmi. Mediu ka deklaruar se dëshiron të pyetet i fundit pasi duke qenë se është i pandehur dëshiron t’i dëgjojë të gjithë. Personi i cili në këndvështrimin tim është më i rëndësishmi  është ish shefi i përgjithshëm i shtabit, Luan Hoxha që ndodhet në Amerikë dhe për këtë arsye Mediu kërkon t’i dëgjojë të gjithë. Refuzimi për të dhënë deklarim nuk mendoj se mund të cenojë procesin se deklarimet janë dhënë në 2008.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy