Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të sigurojë të gjitha informacionet në lidhje me arrestimin në fillim të këtij viti të “mbretit” legjendar të drogës Ismael “El Mayo” Zambada.
Kërkesa u bë gjatë një takimi midis dy liderëve në margjinat e samitit të G20 në Rio de Janiero.
Zambada i cili njihet si themelues i kartelit meksikan të drogës Sinaloa, u arrestua në SHBA në muajin korrik, i akuzuar për vrasje, pastrim parash dhe trafik droge.



