Kongresi, seancë dëgjimore për Ballkanin, Rusia është kërcënimi më i madh

Kongresi, seancë dëgjimore për Ballkanin, Rusia është kërcënimi më i madh

Interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit vazhdon të jet gjithnjë edhe më i madhë. Gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar në Nënkomisionin për Evropën të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, u theksua se duhet të vazhdojnë angazhimin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit theksuan se njëzet e tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, qëndrueshmëria e rajonit po kërcënohet nga ndikimi i dëmshëm nga faktorë të jashtëm, mungesa e përparimit në procesin e integrimit euroatlantik dhe konfliktet e pazgjidhura.

Matthew Palmer, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, i ftuar për të dëshmuar në seancë, tha se Rusia është kërcënimi më i madh i jashtëm ndaj vendeve të Ballkanit.

Aktori i jashtëm, për të cilin jemi të shqetësuar në këtë kohë është Federata Ruse. Qëllimet e tyre, jo vetëm në Bosnje, por në të gjithë rajonin, në thelb janë në kundërshtim me qëllimet tona. Ne po punojmë për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në institucionet euroatlantike, ndërsa në të njëjtën kohë, rusët po punojnë për mbjellur mosbesim dhe konflikt. Kjo është shqetësuese për ne. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me fushatën ruse të dezinformimit dhe mbështetjen ruse për grupet në Bosnje që po punojnë në shkatërrimin e identitetit të vendit”, theksoi Palmer.

Sipas pjesëmarrësve, pavarësisht se rajoni nuk është aktualisht i kërcënuar nga një konflikt i dhunshëm, mos angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu kundërvënë ndikimit të jashtëm dhe për të trajtuar problemet e tjera mund të krijojë kushtet për konflikt në të ardhmen, raporton VOA .

Amerika ka një përgjegjësi të vazhdueshme për të ndihmuar vendet e rajonit për të zgjidhur problemet e mbetura, tha ligjvënësi republikan Dana Rohrabacher, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën.

Ndërsa, ligjvënësi demokrat Gregory Meeks theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë është një zhvillim inkurajues. Por, sipas tij, rajoni përballet me një ngadalësim të përparimit në procesin e integrimeve euroatalntike dhe me një rritje të ndikimit negativ nga jashtë.

Gjatë diskutimit theksi u vu tek korrupsioni dhe institucionet e dobëta, pasi kjo është një sfidë tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që thekson nevojën për një angazhim më të madh amerikan dhe evropian për të ndihmuar rajonin në trajtimin e këtyre sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy